Lajm i mirë për ata që kanë mbi 10 vjet punë në KEK

0

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës Njazi Thaçi para pakë ditësh ka nënshkruar vendimin për pagën jubilare për punëtoret e Ndërmarrjes Publike  (NP) më të madhe në vend Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Sipas vendimit që e ka siguruar Front Online thuhet se vazhdohet njohja e obligimit për pagesën e pagave jubilare për të gjithë pjesmarrësit që kanë plotësuar kushtin kanë arritur përvojen e punës mbi 10, 20 apo edhe 30 vjet në  këtë ndërmarrje.

Drejtori Thaçi ka thënë se vendimi është marrë pas performancës pozitive që ka arritur korporata në të gjithë sektorët e saj në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

“Duke u bazuar në performancën pozitive në të gjithë sektorët, të cilat janë arritur falë angazhimit maksimal të gjithë punëtorëve duke filluar nga këtu ku nxirret thëngjilli e deri tek ata që e bëjnë prodhimin final, kemi marrë vendim që punëtorëve të KEK-ut si stimulim tu aprovojmë pagesën e pagës jubilare, duke filluar nga viti 2015 e në vazhdimësi”, ka deklaruar drejtori menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi.

Përndryshe Korporata Energjetike e Kosovës ka mbi 4 mijë punëtorë të angazhuar.

Raporti i fundit i aprovuar nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut, rezulton që KEK-u ka tejkaluar të gjitha objektivat e parapara në gjashtë mujorin e këtij viti. Profiti I Korporatës ka arritur në mbi 8 milion euro.

Share.

About Author