DRENA – RUKOLLI SHPETON NGA SHUARJA KV “SKËNDERAJN”

0

Para pak ditësh klubi më i suksesshëm në komunën e Skenderajt, KV “Skënderaji” në mungesë të mbështetjes financiare veç kishte njoftuar se klubi i vetëm i volejbollit për femra i KV ”Skënderaji” veç ishte dorëzuar në mungesë të mjeteve financiare.

Zakonisht në ditë të vështira, gjenden edhe njerëz e kompani që bëjnë zgjidhje dhe i dalin në mbështetje së drejtës, dhe e nxjerrin nga situata, për të mos ua humbur shpresën e së ardhmes. Kështu, pas disa bisedimesh me presidentin e kompanisë Drena – Rukolli, z.Rrustem Rukolli dhe kryetarit të KV.”Skënderaji” z.Agron Istogu, sot u arrit një marrëveshje e kënaqshme për klubin. Tashmë kompania në fjalë do të jetë sponsorë gjeneral i klubit.

KV “Skënderajt” nuk i mbetët tjetër, pos ta falënderoj përzemërsisht këtë kompaninë në fjalë e cila në situatën më të vështirë për klubin, i erdhi në ndihmë, dhe do të i mundësoj zhvillimin e kampionatit. Gjithashtu i falënderojmë të gjitha lojtarët për përkushtimin dhe besnikërinë e treguar ndaj klubit.

Më këtë, KV “Skënderaji” u hyn garave me optimizmin më të madh, si dhe pretendimit serioz për titullin kampionit ,si dhe të dal fituese e Kupës së Kosovës. Edhe kryetari i Komunës z. Bekim Jashari shprehet i lumtur me rastin e gjetjes së sponzorit për Kv Skenderaj, njeherit premtoj qe edhe komuna brenda mundësive të veta do ta ndihmoj në tejkalimin e kësaj situate ne te cilin gjendet ekipi ynë. Kryesia e klubit KV “Skënderaji”, dëshiron raporte sa më të mira me komunën e Skenderajt dhe sidomos me Kryetarin e Komunes z. Bekim Jasharin, dukë e kërkuar edhe mbështetjen e saj, pasi që klubi ynë është dhe mbetet tash për tash nderi i saj./DRENICA SOT

Share.

About Author