Ish-ushtari i UÇK-së Albert Bucolli nga Drenasi: Mjaft na rrejtët, nuk do t’iu votojmë!

0

Ish-ushtari i UÇK-së nga Drenasi, Albert Bucolli, nëpërmjet një statusi në “Facebook” është shprehur i zhgënjyer me klasën politike në vend, duke i akuzuar këta të fundit për gënjeshtra.

Ai ka bërë të ditur se 23 pjesëtarë të familjes Bucolli në kohën e luftës ishin rreshtuar në radhët e UÇK-së, përderisa, siç ka shkruar ai, asnjë familjarë i tyre përgjatë dy dekadave të pas lufte nuk është punësuar askund në institucione.

“Andaj, atyre që deri më sot votën e familjes tonë e patën të sigurt dhe nuk na respektuan, ju themi se familja jonë ka vendosur që kësaj here të ju thotë boll na rrejtët! E ju të tjerët mendojeni vetë!”, ka shkruar mes tjerash Bucolli, i cili jeton dhe punon në Gjermani.

 

Më poshtë mund ta gjeni statusin e plotë të tij në “Facebook”:

 

Mendohu mirë edhe ti, se mua më rrejtën që 20 vite!

Kjo do ishte porosia ime për votuesit e Tetorit.

Jamë një nga 23 ushtarët e familjes BUCOLLI që u rreshtuam në radhët e UÇK duke kryer kështu me nder obligimin tonë ndaj atdheut dhe si shumë familje të tjera në Drenicë me familjarë të vrarë e të plagosur.

Për më shumë, familja jonë ka qenë aktive në secilën demostratë dhe nismë ilegale edhe para lufte, si pasoj kemi qenë një ndër familjet që gjatë viteve të 90-ta kemi qenë të përndjekur e të arrestuar. Madje, na kanë arrestuar të gjithë mashkujt nga 12 e deri në 75 vjeç!

Mirëpo, nga paslufta e deri më sot të gjithë që erdhën në pushtet na rrejtën e na mashtruan, duke mos qenë në gjendjë apo duke mos pasur vullnetin që të paktën të punësojnë ndonjë nga mbi 100 anëtarë të familjes sonë të aftë për punë.

Sidoqoftë, ashtu siç e tejkaluam luftën edhe në paqë mbijetuam pa ju nënshtruar askujt dhe pa keqpërdor vlerat e Ushtrisë së lavdishme të UÇK-së, si shumë të tjerë. Ne vazhduam sfidat e jetës kush me biznese të vogla e kush në gurbet. Sepse po të prisnim nga këta që na njohin vetëm gjatë fushatës zgjedhore do të vdisnim urie!

Andaj, atyre që deri më sot votën e familjes tonë e patën të sigurt dhe nuk na respektuan, ju themi se familja jonë ka vendosur që kësaj here të ju thotë boll na rrejtët!

E ju të tjerët mendojeni vetë!

Share.

About Author