Drenasi dhe Komorani do të dezinsektohet, komuna ka këtë kërkesë për qytetarët

0

Të premten dhe të shtunën dezinsektohen hapësirat publike në Drenas dhe Komoran

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, të premten dhe të shtunën në mbrëmje do të vazhdoj implementimin e projektit për dezinsektimin e qendrës së qytetit në Drenas dhe qendrës së Komoranit në fazën e dytë të dezinfektimit. Ky projekt do të realizohet nga kompania e kontraktuar nga DSHPE-ja dhe është në kuadër të projektit të intervenimeve emergjente.

Dezinsektimi i qendrës së qytetit në Drenas do të fillon me datën 14.09.2019 ( e shtune ) prej orës 20:00, ndërsa në qendër të Komoranit me datën 13.09.2019 ( e premte ) prej orës 20:00.

Prandaj të gjithë qytetarët duhet të kenë kujdes dhe të mos dalin në shëtitje në hapësirat publike ( shesh, parkingje, trotuare etj ) në këto orë kur edhe bëhet dezinsektimi dhe të mbyllin dritaret e shtëpive dhe banesave.

Ndërsa të gjithë bletarët këshillohen që të mos lëshojnë bletët e tyre dy ditë pas dezinsektimit.

Drejtoria e Shërbimeve Publike do të bëjë njoftimin edhe përmes megafonit ne ditën e aksionit.

Share.

About Author