Arllat: Rrah nënën e tij, policia e dërgon në psikiatri

0

Në fshatin Arllat, një person me probleme psikike ka ushtruar dhunë dhe e ka rrahur nënën e tij, transmeton Gazeta Metro.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje e ka arrestuar një person me probleme psikike, pasi që në shtëpinë e tij ka ushtruar dhunë dhe e ka rrahur nënë e tij.

I dyshuari pas arrestimit është dërguar në QKUK në klinikën e psikiatrisë.

Raporti i Policisë së Kosovës:

Fshati Arllat, Gllogoc 11.09.2019-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar me probleme psikike, i cili në shtëpinë e tij kishte ushtruar dhunë dhe kishte kanosur nënën e tij . I dyshuari pas arrestimit me autoambulancë është dërguar në QKUK në klinikën e psikiatrisë, ku pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Share.

About Author