Baicë: Përfundon asfaltimi i rrugës në lagjen Elshani e Ramadani

0

 

Në kuadër të realizimit të projekteve nga lista e investimeve kapitale për vitin 2019, projektet të cilat lidhen direkt me interesat e qytetarëve të Komunës së Drenasit, por marrin formën e finalizimit.

Kështu ka përfunduar asfaltimi i rrugës në lagjen Elshani dhe Ramadani të fshatit Baicë ne gjatësi prej 800 metrave, projekt ky i planifikuar për realizim gjatë këtij viti.

Komuna e Drenasit, ka hy në fazën përmbyllëse të projekteve të planifikuara të vitit 2019 dhe janë mbi 80 projekte infrastrukturore; rrugë, kanalizim, ujësjellës, mirëmbajtje, ndriçim, rrjet të kanaleve atmosferike, zgjerimi dhe pastrimi i shtratit të lumit “Drenica” dhe shumë projekte të tjera të cilat edhe mund t’i gjeni të listuara në ueb faqe të Komunës.

Komuna e Drenasit falënderon gjithë qytetarët të cilët kanë bashkëpunuar në lehtësimin për realizimin e projekteve të planifikuara.

Share.

About Author