Goditet rëndë Jakup Krasniqi, i shpërfaqen punësimet e familjarëve në kohën kur thërret për drejtësi sociale, quhet “Melaqja e Politikës”

0

Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nisma’s, pasi filloi fushatën politike për NISMA’n po pëson goditje të rëndë nga qytetarët të cilët po shpërfaqin dyftyrësinë e tij në raport me punësimet familjare.

Thaçi po ankohet se është bllokuar nga Krasniqi kur i komentoi këtij të fundit për ta pyetur rreth atyre punësimeve. Krasniqi siç duket po e përjeton rëndë këtë të vërtetë të hidhur duke tentuar që me çdo kusht ta “bllokoi” Thaçin për të mos u përhapur akuzat e tij.

Ja edhe postimi i plotë i Fitim Thaqit:

“Melaqja e politikes”, Jakup Krasniqi, kur ju drejtohet qytetareve ne fushate zgjedhore per drejtesi sociale duhet te tregoje se si u punesuan gjashte niperit e tij ne institucionet me kyqe te vendit tone.

Abdyli, vellau i Melaqes se Politikes, eshte i punesuar ne Autoritetin Kosovar te Konkurrences ndersa dy djemte e tij i ka te rehatuar ne institucionet e vendit.

Dardani, djali i vellaut te Melaqes se Politikes, eshte i punesuar ne Agjensionin Kosovar te Privatizimit.

Vellau i Dardanit, Taulanti, eshte i punesuar si inspektor nafte ne Ministrine e Tregetise dhe Industrise, e udhehequr nga Nisma.

Bledarit nipit tjeter, Melaqja e Politikes, Jakup Krasniqi, i ka bere vend ne Ministrine e Punes dhe Mireqenies Sociale.

Arian Krasniqi eshte nipi tjeter i Melaqes, ku eshte i punesuar ne Ministrine e Drejtesise.

Ilir Krasniqi, djali i vellaut te Jakup Krasniqit eshte i punesuar ne Administraten Tatimore te Kosoves, kurse xhaxhai i tij, melaqja, Jakup Krasniqi tere kohen e ka gojen plote fjale per “Drejtesi Sociale”.

Kushtrim Krasniqi eshte nipi tjeter i Jakup Krasniqit, i cili eshte i punesuar ne zyren per Migrim dhe te Huaj, ku kompleton “drejtesine selektive” me ndikimin e drejtperdrejt te Melaqes se Politikes, Jakup Krasniqit i cili po mashtron qytetaret me thirrje jo te sinqerta per “Drejtesi Sociale”.

Ne kohen kur keta familjare te Jakup Krasniqit jane punesuar ne institucionet me kyqe te vendit tone, Kupa akuzon qytetaret e vendit tone, rinine e vendit tone se nuk po deshirojne te punojne sepse sipas tyre ka pune ne Kosove, por qe te rinjte nuk po duan te punojne.

Share.

About Author