Hajdari viziton Malokun në Lubljanë: Triumfi, edhe kësaj radhe është në anën tuaj

0

Kamdidati për deputet nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari, ka vizituar ish-komandantin e UÇK-së, Naim Malokun, i cili është duke u mjekuar në Lubljanë.

Ai ka vlerësuar lart kontributin e Malokut, duke thënë se ashtu siç ka triumfuar në shumë beteja, do të triumfojë edhe ndaj sëmundjes që ai përballet.

Ky është postimi i Hajdarit:

Një takim i përzemërt me komandant Naim Maloku në Lubjanë. Patrioti e ish-kryetari i shoqatës kulturore Migjeni në Lubjanë ka një atdhedashuri që shërben gjithmonë si frymëzim për të gjithë ne.

Mes temave të prekura, padyshim ishte situata politike dhe preokupimet që i ndajmë për vendlindjen.

Sot ai përballet me një sëmundje jo të lehtë. Por shpirti i tij luftarak, i dëshmuar edhe në luftë, nuk di të dorëzohet. Prandaj triumfi është e do të jetë në anën e tij, si çdo herë, edhe tani.

Petrit E. Hajdari

Share.

About Author