Përveq qyteteve të tjera, Petrit Hajdari merr mbështetje të madhe edhe nga bashkfshataret e tij

0

Kandidati për deputet nga Dobroshefci i Drenasit  nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari  ka gjetur mbështetje të madhe nga bashkfshataret. Në tubimin e organizuar në fshat shpalosi programin e tij për deputet, ku u mirëprit jashtzakonisht mirë.

Ai tha se mbështetja që marr nga ky vend ka vlerë të dyfishtë, siç ka përgjegjësi të dyfishtë të qenit përfaqësues i këtyre njerëzve.

 

Ky është postimi i tij i plotë:

”Çdo takim elektoral është kënaqësi. Pritja e qytetarëve dhe reflektimi i mbështetjes së tyre është përmbushës. Por dyfish përmbushëse është kur pritesh nga bashkëfshatarët.

Dobrosheci është buka e balta ime, kujtimi e malli i fëmijërisë në të cilën, për dallim prej të sotmes, ishte e pamundur qoftë edhe të qeshnim e të qanim shqip.

Prandaj mbështetja që marr nga ky vend ka vlerë të dyfishtë, siç ka përgjegjësi të dyfishtë të qenit përfaqësues i këtyre njerëzve.

Ta ndërtojmë të ardhmen. Për Ty dhe shtetin.

#PDK 112

#KadriVeseliKryeministër 1✔️

#Petrit E. Hajdari 70 ✔️”./DRENICA SOT/

 

Posted by Petrit Hajdari on Wednesday, September 18, 2019

Share.

About Author