Kurti nga Mitrovica: Vetëvendosje do ta forcojë shtetin, do ta bëjë të fortë si shkëmbi

0

 

“Mirë se ju gjeta në Gushavcin e Gimës” e ka nisur fjalimin e tij kandidati për Kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti.

Nga ky fshat i Mitrovicës, të cilën e drejton Agim Bahtiri, Kurti ka thënë se subjekti që drejton kurrë s’ka qenë më afër fitores.

“Kurrë s’kemi qenë më afër fitores se në zgjedhjet e 6 tetorit. Shteti zhvillimor, shteti social dhe shteti i së drejtës e  asnjëra prej tyre nuk munden të bëjnë pa njëra-tjetrën”.

Kurti nga atje ka thënë se LVV do ta bëjë shtetin të fortë si shkëmbi.

“Ne do ta forcojmë Prokurorinë, Gjyqësinë, Inteligjencën. Do bëjmë Vetting ku do  punojnë njerëz të ndershëm. Tregu i punës dhe arsimi cilësorë duhet të jenë urë për zhvillim dhe punësim”.

“Gurbetqarëve të Mitrovicës ju bëri thirrje që të vinë të votojnë,  le të vinë me 4 tetor në tubimin kryesor që do mbahet në Prishtinë me 6 tetor le të votojnë e më pas të festojmë”.

“VV do ndihmojë bizneset me Bankën Zhvillimore me kredi me grejs periudhë e me kamata të ulëta”.

Nga Mitrovica Kurti ka premtuar grante për bujqit.

“Nuk do të lejojmë që tokat të asfaltohen e të mbesin të zbrazëta”  ka thënë ai duke ju garantuar treg me çmime të mira

“Të gjithë qytetarët me paga që janë nën 300 euro , do të lirohen nga tatimet”.

” Në spitalet tona nuk do mungojnë medikamentet bazë, dorëzat, shiringat,  pra pacienti nuk do të mendoj se a ka me pas ilaçe por do të mendoj vetëm si do të shërohet”.

“Shteti nuk është dirigjues por është rregullatorë ku e ka për obligim mirëmbajtjen e mbikëqyrjen”.

“Mitrovica nuk do të jetë me komunë e harruar me mua kryeministër e me kryetar Agim Bahtirin”, ka theksuar Kurti ndër të tjera.

Share.

About Author