Petrit Hajdari takohet me banorët e Komoranit: Mikpritja, një prej tipareve themeltare të kulturës sonë

0

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari në vazhdën e takimeve elektorale u mirëprit nga banorët e Komoranit.

Ai përmes një statusi në Facebook u shpreh se edhe pse perspektiva jonë është drejt së ardhmes, institucione të së kaluarës si ai i odës nuk duhen harruar, shkruan Indeksonline.

Statusi i tij i plotë:

Ishte i veçantë në vazhdën e takimeve elektorale takimi në odën e Sejdi Tahirajt në Komoran.
Mikpritja, si një prej tipareve themeltare të kulturës sonë, i ka rrënjët në ngrehina si odat, që kanë shërbyer edhe si edukim paralel, edhe si strehë organizimesh ilegale në kohën kur legalja ishte pushteti kriminal i Serbisë.

Edhepse perspektiva jonë është drejt së ardhmes, institucione të së kaluarës si ai i odës nuk duhen harruar.
Falemnderit shumë Sejdi Tahirajt për mikpritjen.

Ta ndërtojmë të ardhmen. Për Ty dhe shtetin.

#PDK #112#KadriVeseli #1#Petrit E. Hajdari #70

Mo
Share.

About Author