Vdes Ajnishahe Halimi

0

Ka ndërruar jetë sot anëtarja e PDK-së, Ajnishahe Halimi.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur familja e së ndjerës.

Varrimi do të bëhet sot, në orën 17:00, në fshatin Gurelez (Kozhicë).

Halimi, pak ditë më parë kishte bërë të ditur se është e sëmurë tash e një kohë të gjatë.

“Ka nje kohe qe gjendja ime shendetesore eshte jo stabile, ky eshte fakti qe nuk kam qene prane jush! Pavaresisht kesaj gjendje une nuk dorezohem as me vullnet as me guxim… Por do t’ju mungoj edhe nje kohe se tashti mora forcen dhe besimi te vetja qe te filloj nje trajtim tjeter. Ju uroj gjithe te mirat”, kishte shkruar ajo.

Share.

About Author