Pas tubimit madhështor, takime të njëpasnjëshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas, sonte ishin në Polluzhë

0

Shefi i shtabit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas, Shemsi Elezi bashkë me të atë të Skënderajt, Hysni Mehani, si dhe kandidatin për deputet nga Drenasi, Enver Dugolli, sot vizituan fshatin Polluzhë.

Takimet e njëpasnjëshme kokë më kokë me qytetarë duke zhvilluar biseda lidhur me problemet elementare me të cilat ballafaqohen qytetarët drenicas, janë ato që po karakterizojnë takimet e kësaj Lëvizje.

E pas tubimit madhështor një ditë më parë që ndodhi në “Sallën e Kulturës” në Drenas, po shihet një mobilizim i jashtëzakonshëm i strukturave të Lëvizjes dhe qytetarëve të Drenasit për të i dhënë fund sundimit shumëvjecar të PDK-së në këtë zonë.

Sipas sondazheve të fundit Lëvizja VETËVENDOSJE! në nivel vendi po prinë ndaj gjitha partive tjera, e që po reflektohet edhe në Drenas, ku qytetarët po mbështesin fuqishëm frymën e re që po vije.

Share.

About Author