Beqir Kiqina: “Sejdi Hoxha e dinë të vërteten që në Drenas manipulon vetëm PDK-ja edhe para edhe pas zgjedhjeve !”

0

Ndaj deklaratës së kandidatit të PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës i cili tha se vendimi i ministrit që vije nga AAK-ja, që të hapet udhëkryqi i Komoranit ishte një manipulim me qytetarët e Komoranit, ka reaguar kryetari i Degës së AAK-së në Drenas, Beqir Kiqina.

Ai nëpërmjet një shkrimi ka akuzuar PDK-në se vetëm ajo dinë të manipulojë me qytetarët e Drenasit.

Më poshtë ju sjellim të plotë reagimin e tij bërë ndaj kandidatit për deputet nga PDK-ja, Sejdi Hoxha :

“Të nderuar qyetarë të Drenasit përkatësisht banorë të Komoranit sot është marrur një vendim majftë i rëndësishëm nga Ministria e Infrastrukturës që u bë e mundur hapja e rrethrrotullimit në Komoran.

AAK në Drenas ka bër kërkesa të vazhduëshme për rrethrrotullimin,Ministria e Infrastrukturës ka trajtuar këto kërkesa dhe ka marrur vendim të qëlluar.

PDK çdoherë ka gënjyer se çështja e rrethrrotullimit do të përfundoi por asnjëherë nuk ka bër të mundur këtë që disa vite ka mbajtur biznisët të ngulfatura për interesa të tyre personale, andaj kërkoi nga kryetari i degës së PDK-së në Drenas z.Sejdi Hoxha mos ta banalizoi këtë çështje duke tentuar ta paraqes si fushat zgjedhore sepse gjithnjë kjo parti duke u viktimizuar ka kërkuar në Drenicë vota.”/DRENICASOT.

Share.

About Author