Komuna e Drenasit e udhëhequr nga Ramiz Lladrovci i PDK-së, kundër hapjes së ish-udhëkryqit të Komoranit, arsyetohet me “shkaktimin e aksidenteve”

0

Komuna e Drenasit ka dalur kundër vullnetit dhe kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve të Komoranit sot me një deklaratë dhe reagim ndaj Ministrisë së Infrastrukturës.

Në këtë reagim tutje thuhet se për hapjen e ish-udhëkryqit të Komoranit duhet të bëhen ekspertiza të nevojshme por nuk kanë treguar fare pse nuk janë bërë ato ekspertiza tash e sa vite që PDK-ja është në pushtet dhe kur dihet që sa kohë ka kaluar nga ndërtimi i rrugës magjistrale Prishtinë – Pejë.

Komuna e Drenasit në fund është arsyetuar se rregullimi i kësaj cështje sipas tyre është paraparë me ndërtimin e rrugës Komoran – Skenderaj, por që nuk ka dhënë argumente që hapja që u bë nga Ministria e Infrastrukturës nuk ishte bërë me analiza të duhura për një hapje të tillë.

Pra, për qytetarët e Komoranit mbetet e habitshme se si Komuna e Drenasit në vend që ta përkrahte një vendim të tillë që po liron zhvillimin e bizneseve të Komoranit që ishin ngulfatur nga bllokimi i kryqit të Komoranit, e që kjo komunë kishte dërguar ispektorët komunal për të zvarritur procesin por që ishin kthyer të dëshpruar nga vendosmëria e autoriteteve qëndrore./DrenicaSot.

Share.

About Author