Ky është i riu që u vra në mënyrë barbare në Itali, nga shoku i ngushtë i fëmijërisë

0

 

Trupi i pa jetë doli të kishte qenë Erion Morina nga Malisheva. I riu 3 vjet më parë kishte marrë rrugën për në Itali me një grup shokësh fshati.

Rreth një muaj deri sa kishte mbërritur atje, ndërsa mëngjesi i një dite të ftohtë janari ishte edhe dita e fundit e jetës për të riun. Autoritet italiane kanë kapur një të dyshuar me inicialet që përputhen me ato që kanë thënë burimet e gazetës Drenica Sot.

Sipas burimeve, ai është vrarë nga shoku i tij i ngushtë Musli Morina, madje i ndjeri në Facebook mbante në cover një foto me shokët ku një prej tyre është edhe i dyshuari. Të dy të rinjtë kishin ndryshuar me të arritur në Itali, madje atje kishin filluar edhe të “sundonin”, në mënyrën e tyre, shkruan DrenicaSot.

Një konflikt në orët e hershme të mëngjesit qoi deri tek mbytja e Erionit, e si pa mëshirë trupi i tij përfundoi në lumë. Erioni njihej si një djalë i drejt, i pa fajshëm dhe me ëndrra madhore, duket se synimet e tij devijuan me të ateruar në Trieste. Ai nuk ishte kthyer më në Kosovë për shkak të dokumentacionit, ndërsa dita e nisjes ishte hera e fundit që pa familjen e tij./DrenicaSot

 

 

Share.

About Author