Kurti për takimin me Thaçin: Si kryeministër mund ta dëgjoj edhe katër orë, si kryetar i VV-së jo më shumë se 4 minuta

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para deputetëve ka folur në lidhje me atë se mungon hardisku ku ishIN transkriptet e takimit të Këshillit të lartë të Sigurisë Kombëtare, ku ishte tentuar të bëhej puq ndaj shtetit.

Ai ka thënë se kjo nënkupton diçka.

 

 

“Vet fakti se hard dick mungon, diçka do të thotë. Me 17 mars ka pas tentim puqi ndaj Kosovës”, tha Kurti.

Sipas tij ishte vet Isa Mustafa, kryetar i LDK-së ishte deklaruar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, por pa u konsultuar fare me të si partner i koalicionit qeveritar.

Ai tha se nuk po dorëzohet, sic u tha nga deputetët e ndryshëm. Kjo pasi që ai po rrëzohet nga këta deputet.

“U tha që po dorëzohemi, unë nuk po dha dorëheqje, ky është rrëzim. Është në dorën tuaj a do të rrëzohet qeveria:, tha Kurti.

Ai tutje foli edhe për takimin me presidentit Thaçi, i cili u përmend nga deputeti Driton Selmanaj, duke shtuar se si kryeministër e ka për detyrë të rrijë më gjatë në takim me të, e si kryetar i VV-së nuk mund të qëndroj më gjatë se katër minuta.

“Po kam qëndruar afër dy orë me presidentit edhe pse kam punë të tjera, edhe më herët kam qëndruar disa orë, kam qëndruar 4 minuta se si kryetar i VV smuj me qëndrua më shumë, a e kuptoni. Ajo çka ishte e domosdoshme, po u bë mirë që e mora vesh të vërtet, që tarifa kërkohet të hiqet pa reciprocitet për të arritur marrëveshjen e jo dialogun. Ne nuk jemi opozitë, ne jemi qeveri, por edhe pse jemi shteti është ende i kapur”, tha Kurti.

Share.

About Author