Mikullovci pas vdekjes së Qenës: Më latë të fundit, s’kam qare pa ardhur te ju

0

Artisti i famshëm shqiptar, Adem Mikullovci, ka dhënë ca deklarata prekëse pas vdekjes së artistes Leze Qena, në moshën 85 vjeçare.

“ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashkë herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Unë thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bërtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje, mua më ka grua e ty vetëm shok”..Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..”, ka shkruar Mikullovci sot në Facebook.

Mikullovci, në shkrimin dedikuar së ndjerës Qena, thotë se “s’kam qare pa ardhë te ju”.

“Mua më latë të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju. Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat…. Teatri i jonë Leze-u mbyll”, ka përfunduar Mikullovci.

Qena vdiq dje pas një sëmundjeje të rëndë.

ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy…

Posted by Adem Mikullovci on Thursday, March 26, 2020

Share.

About Author