VITIA: LAJM I MIRË, SHËROHET PACIENTI I PARË ME KORONAVIRUS NË KOSOVË

0

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se tetë persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Kosovë, duke çuar në 89 numrin e të infektuarve.

Megjithatë Vitia ka thënë se lajm i mirë është që njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV.

“Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës. Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë. T’i ndihmojmë personelit shëndetësor”, shkruan Vitia.

Të dashur qytetarë,Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89…

Posted by Arben Vitia on Thursday, March 26, 2020

Share.

About Author