24 vjeçari nga Plluzhina e Skenderajt humbi jetën në rrugën drejt xhamisë, me këto vargje pikëlluese e kujton vëllai i tij (FOTO)

0

Çdo humbje e jetës është një ndjenjë tejet e vështirë, por kur humbë jetën në moshë të re dhimbja është shumë më e madhe. Me vargje pikëlluese e kujton vëllain e tij profesori nga Skenderaj, Fahredin Ademi.

Ai në përvjetorin e gjashtë kujton përmes vargjeve, vëllain e tij Jetmir Ademin, i cili ishte ekonomist i dalluar dhe ndërroi jetë gjersa udhëtonte drejt xhamisë për të falur xhumanë.

I ndjeri ishte 24 vjeç dhe së bashku me të riun Bekim Kadriu gjërsa të dytë pësuan aksident, Jetmiri ndërron jetë menjëherë, ndërsa Bekimi pas dy vitesh ndërron jetë.

Më poshtë ju sjellim vargjet e tij dedikuar Jetmir Ademit:

Shumë vite kaluan e sot u bënë gjashtë
Sa dhimbje kur të putha e trupin tënd nën dhe e lashë
Të lashë vetëm nën dhe e u nisa drejt shtepisë
Fjalët e tua të fundit ishin”Po nisem drejt xhamisë
Ta fali xhumanë e të shkojmë në dasmën e nipit
Ti nuk arrite në asnjerën se në rrugë dorzove shpirtin.
Eh sa dhimbje, sa mall e sa lot kam derdh për ty

Sa herë emrin tënd kam thirrë e lutje veç një Zot e di
Jam lutur për ty, siç je lutur edhe ti për mua
Se dëshirat e mija janë edhe dëshirat e tua
E di të dy ëndërrojmë takimin e përjetësisë.
Një përqafim me ty do të jetë kulmi i lumturisë
Ai takim kur do të ndodh, unë nuk e di
E deri atëherë do t’me mungosh që veç një Zot e di
Zoti me fali djalë e emrin tend ja vendosa
I mbushi gjashtë muaj e kurrë në emër ta thërras nuk guxova
Nuk mund të shkruaj më shumë se dhimbja gishtërinjtë po m’i dridh
Do te dua deri në vdekje vëllau im Jetmir!

Jetmir Ademi dhe Bekim Kadriu

Share.

About Author