Petrit Hajdari prap më i votuari në Drenas: Falënderon qytetarët për besimin e dhënë

0

 

Kandidati për deputet i PDK-së që mori më së shumti vota në Drenas, Petrit Hajdari, nuk ka arritur të siguroi as këtë herë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ndonëse ka marrë 7901 vota në gjithë vendin, Hajdari mbetet përfundimisht jashtë legjislatures së re.

Ja edhe postimi i Petrit Hajdarit:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Zgjedhjet e 14 shkurtit i dhanë rezultatet e tyre përfundimtare dhe unë si kandidat për deputet dola me 7901 vota.
Më vjen keq t’jua them të gjithë votuesve të mi që unë nuk do të jem pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Falemnderit nga zemra të gjithë votuesve, e veçanërisht komunës së Drenasit, ku pavarësisht rënies së lehtë të PDK-së, unë kam pasur rritje të votave. Leksionet që duhen nxjerrë nga kjo janë të shumta, një nga to është që disponimi qytetar në bazë, e kërkon domosdoshmërisht edhe përkrahjen nga qendra.
Ju jam përjetësisht mirënjohës dhe votën e besimin tuaj do ta mbaj gjithmonë si nderin e jetës sime.
Shpresoj dhe besoj që PDK-ja edhe opozitën do ta bëjë siç i duhet vendit.
Me apo pa mua, ky është një mandat i rëndësishëm.
U pafshim, të dashurit e mi, në misione të reja!
I juaji,
Petrit E. Hajdari

Share.

About Author