Albulena Haxhiu e pranon se ofertoi me 300 mijë euro në emër të Dalladakut. Thotë se po tentohet njollosja e emrit të saj

0

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas lajmit se ajo në vitin 2010 kishte ofertuar me 300 mijë euro për një privatizim në emër të Faton Dalladakut.

“Disa portale paskan publikuar një dokument ku ishte emri im dhe lajmit i ishte dhënë aso kuptimi që të aludohej se ishte ndonjë krim apo skandal. Për sqarim të opinionit publik ky dokument është i mbi 10 viteve kur unë e kam vendosur emrin tim në cilësinë e përfaqësuese ligjore të asaj kompanie aso kohe dhe për më tepër është dokument i shkruar dhe evidentuar, nuk ka asgjë të sekrete e të fshehur aty”, ka thënë Haxhiu, transmeton Ballkani.info.

Ajo tutje i ka quajtur zhvatës që sipas saj, nëpërmjet portaleve të caktuara po tentojnë që punën e saj ligjore ta paraqesin si kundërligjore.

“E kuptoj kuptoj luftën e egër të zhvatësve nëpërmjet portaleve të caktuara që tentojnë që çdo punë ligjore të tentohet të përkthehet si punë kundërligjore. E kuptoj edhe luften speciale te ketyre zhvatësve me qëllim të njollosjes së integritetit tim”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo thotë se pavarësisht kësaj, do t’i shkoj deri në fund punës time të ndershme pavarësisht sfidave.

“Zhvatësit kot e kanë sepse sulmet e tilla nuk na ndalin. Dhe në fund sa i përket ish drejtorit të Agjensionit Rrahim Rama, tashmë kam bërë padi kundrejt tij. Me të do ballafaqohem në Gjykatë. Por po ashtu do bëjmë njoftim për policinë për gjitha shkeljet që ka bërë gjatë kohës sa ishte drejtor në këtë Agjension”, ka shkruar në fund ajo.

Emri i Albulena Haxhiut është i përfshirë në një tender në vlerë prej 300 mijë eurosh, për blerjen e një toke, në vitin 2010. Si përfaqësuese e Faton Dalladakut, ajo kishte vënë nënshkrimin e saj në dokumentet për ofertim lidhur me këtë shit-blerje, për të aplikuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Haxhiu, e cila sot është Ministre e Drejtësisë nga radhët e Vetëvendosjes, ishte personalisht e autorizuar nga Faton Dalladaku për të ofertuar në AKP për blerjen e një toke prej 14.1554 hektarësh në Suhadoll të Lipjanit. Me numrin e regjistruar të kualifikimit të ofertuesit HQ3221, më 14. 06. 2010, Faton Dalladaku kishte aplikuar në tenderin për blerjen e “NSH Kosova Tokë Bujqësore A, Suhadoll, Lipjan”, përmes likuidimit 2.

Çmimi i ofertës ishte 300 mijë euro.

Share.

About Author