Arrestohet një person në Gllobar

0

Një person është arrestuar në fshatin Gllobar të Drenasit, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur mikun e tij.

Policia nëpërmjet raportit 24 orësh dërguar mediave ka bërë të ditur se kanosja ka ndodhur të martën rreth orës 16 e 30 minuta.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar.

Share.

About Author