Astrit Heta nuk arriti ta mposhtë kancerin, shoku i tij i ngushtë me fjalë emocionuese kujton të ndjerin

0

Studenti i nivelit master në Fakultetin Ekonomik, Astrit Heta ndërroi jetë mbrëmë pas një sëmundje të rëndë.

I ndjeri nga Drenasi nuk arriti ta mposhtë sëmundjen e kancerit, ai pas vetes la gruan dhe një një vajzë 3 vjeçare.

Shoku i tij i ngushtë Haxhi Syla përmes një shkrimi në Facebook kujton Astritin me fjalë emocionuese:

“Një djalë që i ka dhënë kuptim jetës rinore, e mbi të gjitha një njeri me virtyte të larta morale. Astriti ka qenë fjalëmbël dhe njeri i besës akoma nuk po mund të besoj se shoku im ka ikur në përjetësi.
E them edhe nga dhembja me pikëllim, se me Ty, sikur edhe fati u tregua i padrejtë, i cili të mori herët nga kjo botë e përkohshme për dërgimin Tënd në Përjetësi U prefsh ne Paqe ne Lulat e Xhenetit Shoku IM”.Ngushellime Familjes Heta dhe gjithe Farefisit.

Share.

About Author