Avokati Halilaj: Kosova të heq dorë nga çmimi Nobel, është thikë me dy teha

0

Avokati Gazmend Halilaj, po kërkon që Kosova të heq dorë nga çmimi Nobel për Paqe.

Halilaj përmes një postimi në Facebook, thotë se ky çmim është thikë me dy teha.

Sipas tij, Kosova duhet me heq dorë pasi që po nominohet edhe Serbia e cila ka tmerruar botën e civilizuar me masakra e gjenocid ndaj popullatës shqiptare të Kosovës.

Ai shton se, nëse pranohet ky çmim atëherë dalim të barabartë me Serbinë.

Postimi i plotë:

Nëse Serbia është nominuar për çmimin Nobel për paqe, Kosova URGJENT duhet të heq dorë nga ai çmim, sepse ky çmim në çdo aspekt e humb rëndësinë e vet dhe si i tillë nuk na duhet.

Të dashur miq, derisa Serbia pas gjenocidit qe beri ndaj popullatës civile në Kosovë, qe tronditi gjithë boten e civilizuar, gjenocid ky, i pa parë pas luftës se ll-të botërore përpos në masakrën “Srebrenicë”, tani të nominohet njëjtë me Kosovën, atëherë Kosova duhet të refuzoj ketë çmim menjëherë, në të kundërtën do të jetë thikë me dy teha, e qe në rrafshin ndërkombëtar vetëm sa do ta forcoj propagandën serbe, të cilët po e luajnë viktimën me sukses.

Thënë më konkretisht nëse e pranojmë ketë çmim me shtetin qe aso kohe mori ndëshkimin e gjithë botës duke mos përjashtuar edhe Rusinë (abstenimi me rastin e intervenimit të Natos), defakto do të dalim para botes si të barabartë me shtetin më barbarë të shekullit të XX, siç ishte shteti serb.

Natyrisht kjo vlen për ata qe shohin përtej politikave ditore.

Share.

About Author