“Baushtella” në Kosovë me zero siguri, punëtorët pa maska, e në kate të larta

0

Punojnë deri në katin e 7 pa asnjë masë mbrojtëse, ndodh në Viti

Punëtorët e ndërtimtarisë në vazhdimësi përballen me kushte të rënda të punës.

Ata ndonëse kanë një punë të vështirë fizike, vazhdimisht përballen edhe me mungesa elementare të mbrojtjes nga aksidentet dhe rreziqet në vendet e tyre të punës.

Situatë hiç më e mirë paraqitet edhe në komunën e Vitisë.

Në një ndërtesë 7 katshe shihen se si punëtorët punojnë pa asnjë masë mbrojtëse.

Madje siç raportojnë qytetarët ky ndërtim po bëhet në qendër të Vitisë pak metra larg komunës, pak metra larg drejtorisë së inspeksionit e pak metra larg policisë

Ata kësisoj rrezikojnë vetën e tyre, ndërsa rastet kur përfundojnë me lëndime të rënda raportohen thuajse çdo muaj.

IndeksOnline ju sjell pamje nga qyteti i Vitisë.

Foto ilustruese

Share.

About Author