“Çdo fjalë e jotja do të na këput shpirtin”, shokët i kushtojnë poezi prekëse 15-vjeçarit që u vra në Drenas

0

15-vjeçari. A.M nga Drenasi është përcjellë sot mes lotësh për në banesën e fundit.

Ai u vra mbrëmjen e së hënës në pyllin e fshatit Gradicë të Drenasit.

Në varrimin e 15-vjeçarit, shokët e klasës i kushtuan një poezi në nderim të tij.

Të prekur shumë nga vdekja jote e hershme nuk besoj se ti nuk do të jesh më në mesin tonë. Fjala dhimbja është e pakët, në krahasim me atë që e ndjejmë për humbjen tende, Arbnor. E nisëm shkollimin për ta përfunduar bashkë. Këtë vit që e qanim që do ndaheshim nga shkolla, tani po e qajmë ndarjen tënde nga jeta. Nuk mund të besojë se si ai dhe mund ta pranojë brenda trupin tënd. Si dje, si sot, si nesër dhimbja dhe malli për ty do na djegë zemrat tona. Çdo fjalë e jotja do na këput shpirtin. Ti je lulja më e re e pranverës“, thuhet në letrën që e lexoi shoqja e klasës.

Plagë të rënda po ashtu mori edhe B.M, babai i 15-vjeçarit, i cili që nga e hëna ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke marrë trajtim mjekësor.

Dy të dyshuarit në këtë rast, A.B, 19-vjeç dhe XH.B 54-vjeç dje janë vetdorëzuar në Policinë e Kosovës.

Share.

About Author