Detaje nga martesa e myftiut të Maqedonisë: Ja kush është gruaja e tij 50 vjet më e re se ai!

0

Kanë dalë pamje të reja nga martesa e kryemyftiut të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi, me gruan 50 vite më të re.

Disa media shqipe në Maqedoni kanë shkruar sot se kurorëzimi i Rexhepit ka ndodhur mbrëmë.

Kanë publikuar edhe fotografinë ekskluzive nga kurorëzimi i kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi dhe bashkëshortes së tij të re.

Kurorëzimi është bërë në muajin e Ramazanit.

Bashkëshortja e kryemyftiut, është Emine Jetishi nga Shkupi është edhe nënkryetare e një dege të Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI).

Kryetari i BFI’së është kurorëzuar për herë të dytë, katër vite pasi ndërroi jetë bashkëshortja e tij e parë.

Burime në BFI konfirmojnë kurorëzimin e reisit Rexhepi, por nuk duan të flasin duke theksuar se bëhet fjalë për çështje private.

Ndërsa vlen të theksohet se me 9 maj Rexhepi ka tërhequr 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë. Nuk është dhënë ndonjë arsyetim se ku kanë shkuar këto para dhe as pse janë tërhequr.

Në bazë të dokumenteve të arritura në redaksinë e ‘news33’ rezulton se nga xhiro-llogaria e BFI’së në “Shparkase Bank” kreu i saj Sulejman Rexhepi vetëm në një ditë ka tërhequr kesh 1 milion euro.

Share.

About Author