Drenicasit Bekim e Hysen Kerolli që jetojnë në Angli dhurojnë mijëra euro për situatën e pandemisë në Skenderaj

0

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka deklaruar se mërgimtarët drenicas në Angli i kanë dal në ndihmë qytetit me rastin e pandemisë.

“Bekim Kerolli së bashku me bashkatdhetarë që jetojnë në Angli kanë dhuruar 4 mijë euro donacion për menaxhimin e situatës me COVID-19, për familjet në nevojë në komunën tonë, në këtë kohë pandemie. Në emër të tyre sot donacionin e dorëzoi vëllai i Bekim Kerollit, Hysen Kerolli.

 

 

Image may contain: 2 people, people sitting, living room and indoor

“Në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, falënderoj nga zemra bashkëkombësit për përkrahjen dhënë komunës sonë në këtë situatë. Ne si komunë jemi duke u angazhuar që çdo ndihmë që vjen në adresën tonë ta dërgojmë në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19.Bashkë do ta kalojmë edhe këtë sfidë! #rrinshpi”, ka shkruar ai.

Share.

About Author