Rajoni i Drenicës nga sot do të ketë katër skuadra me të cilat do garojë në nivelin e të rriturve.
Së fundi është krijuar ekipi KF Fortuna nga Drenasi, pas ekipeve me renome, KF Drenica, KF Feronikeli dhe disa vjet më parë KF Gryka e riemruar në Kf Drenasi, shkruan DrenicaSot.
KF Fortuna ende nuk ka filluar garat, derisa ka luajtur pesë miqësore. Debutimin në garat elite të futbollit kosovar do ta bëjë në ligën e dytë që ndahet në dy grupe.
Klubi nga Drenasi, udhëhiqet nga Dardan Berisha, ish-lojtar i shumë klubeve në Kosovë, si dhe pjesë e këtijë ekipi janë disa nga emrat më të njohur në rajonin tonë./DrenicaSot
