Dy herë u konstatua nga një rast me koronavirus në Drenas, por prapë se prap, komuna jonë mbeti e paprekur nga koronavirusi

0

Një rast i parë i një zyrtari të Ministrisë së Shëndetësisë, i lindur në Drenas, bëri pakëz panik në komunën tonë, deri në njoftimin se i infektuari nuk kishte pasur kontakte me asnjë  person nga qyteti i Drenasit, dhe se kishte që nga parafillimi i Pandemisë që nuk kishte vizituar familjen e tij në Drenas.

Për fat të mirë, ky pacient u shërua, javë më parë, pa asnjë pasojë shtesë, shkruan DrenicaSot.

Por Drenasit iu desht që edhe njëherë të përballet me frikën se dikush nga banorët është infektuar, kjo pasi një grua nga Zabeli i Ulët, fillimisht doli pozitiv, e më pas u konstatua e kundërta, vetëm 3-4 ditë më pas.

Në dallim nga rasti i parë, Zabeli ishte bërë vatër e infeksionit, e dy familje ishin izoluar, por me të dal rezultati i dytë I gruas nga ky fshat, ata dolën nga izolimi, e teksa kemi hyrë në muajin e tretë, që nga infektimi i parë në Kosovë, komuna e Drenasit, mbetet e paprekur kushtimisht nga virusi./DrenicaSot/

Share.

About Author