Dy vetura përfshihen në aksident, tre persona të lënduar

0

Policia e Kosovës e Rajonit të Mitrovicës ka bërë të ditur se sot rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident trafiku me të lënduar, në rrugën nacionale  Mitrovicë-Zubin Potok, segmenti rrugor në fshatin Zhabarë, ka bërë të ditur për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka vënë në dukje se në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.

Share.

About Author