E fundit: “Gjaku i drenicakut”, ylli i Dortmundit i bashkohet Kombëtares së Kosovës

0

Ka lindur në Wuppertal të Gjermanisë, ka gjak dhe origjinë nga Skënderaj dhe tashmë vjen me qëllimin e madh që ta bëj krenare Kosovën.

Rilind Hetemi do të jetë ardhja e madhe te Kosova U21 për ndeshjet e marsit.

Hetemi do t’i bashkohet kombëtares së Kosovës U-21 për ndeshjet miqësore ndaj Katarit me 26 dhe 29 mars në Doha.

Hetemi është 19 vjeçar dhe ka shkëlqyer vazhdimisht me paraqitjet e tij te grupmoshat e klubit gjigant gjerman, Borussia Dortmund.

Ai ka qenë te grupmoshat e Gjermanisë U15 dhe U16 si dhe është shpallur kampion me skuadren U-19 të Dortmundit.

Padyshim se afrimi i tij tek kombëtarja e Kosovës U-21 do të sjellë energji të re dhe Hetemi do të jetë kualitet shtesë për shpresat e Kosovës.

Share.

About Author