E trishtë! Vdiq Arbenita Geci nga Llausha, sëmundja e mposhti në lule të rinisë

0

E diel e rëndë përsëri në Drenicë, sonte u kumuta lajmi për vdekjen e të resë, Arbenita Geci nga Llausha e Skenderajit.

Vajza e Smajl Gecit vuante nga një sëmundje vrasëtare qe një kohë të gjatë, derisa sot ajo humbi betejën në lule të rinisë, në moshën 23 vjeçare, shkruan DrenicaSot.

Ajo ishte e martuar prej dy vjetësh me një të ri poashtu nga Drenica, saktësisht Prekazi historik.

Stafi i DrenicaSot shpreh ngushëllime të thella për familjen Geci e Dauti, për humbjen e bijës përkatësisht nuses./DrenicaSot/

Share.

About Author