E turpshme! Polici i Kosovës ofendon rëndë Drenicën, banorët e saj i krahason me botën shtazore

0

Në një grup të hapur për shikueshmëri, kryesisht që shërben për barcoleta, një “shaka” aspak e kuptimt u bë nga një anëtar i Policisë së Kosovës.

B.D  (emër i njohur për redaksinë), ka ofenduar rëndë rajonin e Drenicës në përgjithësi, bash aty ku nuk duhej prekur, një njeri me uniformë bën dallime dhe këtë lloj shakaje, shkruan DrenicaSot.

“A dini qysh munet Kosova mu bo kopsht Zologjik per ni koh te shkurt… Veq e rrethekon Drenicen N, tela.”, ishte ofendimi i B.D, në formë shakaje që nuk u kuptua aspak si e tillë.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës ka ndaluar pjesëtaret në uniforma që të lëshojnë komente apo kritika në këto kohë pandemie, e pikërisht këtu, një i tillë mundohet ta ulë një rajon të tërë, për aq më shumë, kur dihet se ky rajon ishte celesi i clirimit të Kosovës./DrenicaSot.

Share.

About Author