Emrat e policëve të arrestuar, mbrëmë në aksionin e madh në Karaçevë

0

Mbrëmë në Karaçevë të Kamenicës është realizuar aksioni i Policisë së Kosovës, i cili kishte për qëllim kapjen dhe arrestimin e personave të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Deri më tash janë arrestuar 35 persona gjatë këtij aksioni. Në mesin e të arrestuarve, janë edhe 12 zyrtarë policorë.

 

 

Tashmë është bërë publike lista e plotë e emrave të këtyre zyrtarëve policorë të arrestuar.

Imer Spahiu, Sokol Keka, Ferid Leci, Raif Thaçi, Fatmir Kallaba, Selami Kastrati, Svetozar Markoviç, Hydush Kastrati, Asllan Kryeziu, Zllatan Arsiç, Feat Zeqiri dhe Stavisha Nikoliç, janë policët e arrestuar.

Përveç arrestimeve, janë rrënuar të gjitha kazinot në atë pjesë.

Ndryshe, aksioni është kryer nën dyshimin për bixhoz të paligjshëm, trafikim me njerëz, trafikim me armë, trafikim me narkotikë, kontrabandim me mallra dhe aktivitete të tjera kriminale.

Share.

About Author