Enver Dugolli kandidat i Vetëvendosje-s për deputet

0

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas ka nominuar Enver Dugollin kandidat për deputet të Parlamentit të Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen me 14 shkurt të këtij viti, raporton Drenica Sot.

Dugolli ishte kandidat për deputet edhe në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, në të cilat nuk kishte arritur të bëhej deputet. Ai kishte arritur ti marrë 3485 vota në tërë teritorin e Kosovës, kurse në Drenas kishte arritur 851 vota nga 2628 vota sa kishte gjithsej Vetëvendosja në Drenas, pra vetëm 32.3% e votuesve të Vetëvendosjes në Drenas i kishin besuar Dugollit për deputet.

Përveq Dugollit nuk dihet ende nëse do të ketë kandidat tjetër nga kjo parti nga Drenasi, të cilët do të mund të nominoheshin nga kryesia qendrore e VV-së ose kryetari i saj. Janë përfolur edhe emra tjerë të mundshëm si kandidatë për deputet, në mesin e të cilëve edhe Jusuf Thaçi.

Numrat e votave të përmendura në tekst janë nga rezultatet zyrëtare te çertifikuara nga KQZ në zgjedhjet e vitit 2019./DrenicaSot

Share.

About Author