Familja Gashi nga Vërmica e Malishevës jeton në kushte ekstreme, kërkon ndihmën e vullnetmirëve VIDEO

0

Familja Gashi nga Vërmica e Malishevës e cila jeton me asistencë sociale. Përveç kushteve të rënda në të cilat jeton, papunësisë dhe problemeve shëndetësore të kryefamiljarit, ata po përballen edhe me rrezikun nga reshjet e shiut dhe të ftohtit që po ua vështirsonë akoma më shumë jetësën.

Sa hërë bëhet ftohtë dhe ka reshje të shiut, familja pesë anëtarëshe e Ruzhdi Gashit nga Vërmica e Malishevës, nuk ndjehet e sigurt.

Kjo ngase shtëpia e tyre nuk i plotëson kushtet elementare për jetesë.
Kryefamiljari thotë se nuk mund t’i ndryshojë këto kushte pasi përballet me probleme shëndetësore.

“Qe 10 vite jam pa punë, s’kam të ardhura. Shtëpia ka qenë e vëllait, është e pabanueshme. Ndërsa unë jam me terapi të rënd”, tha ai.
Ata shpresojnë që t’u dalin në ndihmë të gjithë personat vullnet mirë.

Për ta ndihmuar këtë familje ju mund të kontaktoni në numrin: +383 44 527 763

 

 

Share.

About Author