Federata e Çiklizmit e Kosovës njofton për hapjen edicionit garues për vitin 2021

0

Federata e Çiklizmit e Kosovës njofton se me 14 mars 2021 do të bëjë zyrtarisht hapjen e edicionit garues për vitin 2021.

Ja edhe njoftimi nga federata:

Të nderuar, Ju njoftojmë se Federata e Çiklizmit e Kosovës me datë 14 mars 2021, do të bëjë zyrtarisht hapjen e edicionit garues për vitin 2021.

Në lidhje me këtë, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se me rastin e këtij aktiviteti sportiv të paraparë me kalendarë të garave, do të organizojmë garën e parë për edicionin garues 2021.

Gara do të organizohet nga ana e Federatës, ku përveç çiklistëve të 11 klubeve të Federates,̈ të drejtë pjesëmarrje do të kenë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosoves,̈ të dy gjinive dhe pa dallim moshe.

Sipas parashikimeve tona, numri i pjesëmarrësve mund të arrijë shifrën 200.. Gara do të mbahet me 14.03.2021 duke filuar nga ora 11:00. Itinerari i garës do të jetë: Starti – në dalje të Prishtinës, autostradea tek pompa “Shell’’, autostrada Lipjan – Ferizaj – Kaçanik, deri te hyrja e Hanit të Elezit.

Do të shfrytëzohet vetëm një korsi e autostradës për të eliminuar pengesat në trafik. Gjatësia e garës është 58 km. Çiklistët duhet të kenë biçikletat e të gjitha llojeve, helmetat etj.

Gjatë garës, autostrada do të jetë e mbyllur. Lusim qytetarët në mirëkuptim, pasi prej ores 11-14:00, autostrada “Arben Xhaferi” do të jetë e mbyllur deri në Han të Elezit.

Share.

About Author