Filloi vaksinimi i personelit mjekësor në Skenderaj

0

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin e komunës, Nuredin Lushtaku, morën pjesë dhe panë nga afër procesin e vaksinimin e mantel bardhëve, i cili sapo filloi në komunën tonë.

Drejtori i Qëndrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, Osman Veliu, bëri të ditur se brenda kësaj jave pritet të përfundoj vaksinimi i stafit shëndetësor, ndërsa nga fundi i javës së ardhshme pritet të filloi vaksinimi i personave që kanë probleme kardiake si dhe personave mbi moshën 80 vjeçare.

Kryetari Jashari me këtë rast bëri kërkesë drejt Qeverisë së Kosovës që t’i ofroj ndihmë komunës në sigurimin e vaksinave të tjera.

“Shfrytëzoj rasti që t`i bëjë apel Qeverisë së Kosovës, që t’i dal në ndihmë komunës sonë, në sigurimin e me shumë dozave të vaksinave anti- Covid, në mënyrë që t’iu përgjigjemi kërkesave të qytetarëve”, tha Jashari

Në fund Jashari apeloi qytetarët që të jenë të përgjegjshëm dhe të respektojnë masat dhe rekomandimet e parapara nga Ministria e Shëndetësisë.

“Të dashur qytetarë, rastet pozitive po shtohen çdo ditë e më shumë andaj kërkoj nga ju që të respektoni rekomandimet dhe masat që janë të parapara nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19”, tha Jashari.

Share.

About Author