Florian Smakiqi, portieri më i shtrenjtë i Superligës nuk ka luajtur akoma asnjë minutë këtë sezon

0
Florian Smakiqi ndonëse llogaritet si portieri me vlerën më të madhe në Superligë akoma nuk ka luajtur as edhe një minutë të vetme tek Feronikeli, raporton Gazeta Olle.
Gardiani 22 vjeçar vlerësohet lartë për paraqitjet e tij me Kosovën U-21, nga të cilat edhe e ka marrë vlerën më të lartë ndër të gjithë portierët e Superligës.
Por, as Afrim Toverlani dhe as trajneri i ri Klodian Duro nuk po mendojnë se ai duhet të jetë zgjidhja e parë e skuadrës nga Drenasi.
Ilir Avdyli ka qenë startues dhe ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Feronikelit në këtë sezon.
Smakiqi nga Transfermarkt konsiderohet se ka vlerën 225 mijë euro dhe lë mbrapa Koliqin (175 mijë), Avdylin (150 mijë) dhe Malokun (150 mijë).
Share.

About Author