Fushat sintetike të futbollit të vogël në prag të falimentimit

0

Nga pandemia shumë keq janë duke pësuar edhe fushat e mbuluara në të cilat janë zbuluar shumë telente futbolli.

Fushat sportive për termine të futbollit të mbuluara me bari sintetik tashmë janë harruar nga organet shtetërore.

Kështu vlerësojnë pronarët e disa prej fushave të cilat tash e dy muaj i kanë ndërprerë aktivitetet e tyre.

Tash e dy muaj në Kosovë janë ndërprerë të gjitha aktivitetet sportive. Klubet janë mbyllur, garat janë ndërprerë derisa futbollistët vazhdojnë të punojnë në kushte shtëpiake sa për ta ruajtur formën fizike.

Ai së bashku me dy vëllezërit e tjerë nga ky biznes mbajnë familjet e tyre. Përveç tyre, i kanë punësuar edhe katër punëtorë të tjerë që i paguajnë rregullisht.

Murturi deklaron se askush nuk i ka ofruara mbështetje, pavarësisht shpenzimeve të mëdha që kanë edhe në këto dy muaj pa qarkullim.

“Sigurisht që kemi shpenzime edhe në këtë kohë pandemie. Kemi katër punëtorë që paguajmë rregullisht dhe ata punojnë vazhdimisht për mirëmbajtje të fushave.

Edhe në këto momente kur po flasin, ata punojnë pasi fushat kërkojnë mirëmbajtje.

Tash e dy muaj asnjë aktivitet nuk është zhvilluar aty, pra asnjë termin nuk e kemi aranzhuar”, theksoi Murturi, duke shtuar se janë pagues të rregullt të tatimeve dhe ndoshta kishte qenë mirë që edhe për këto biznese të krijohet një pako që do ta lehtësonte mbijetesën në këtë kohë të vështirë.

“Punëtorët i kanë marr pagat e ndara nga qeveria (170 euro), por ne si biznes asgjë nuk kemi fituar.

Vazhdojmë të mbetemi të mbyllur dhe nëse kjo situatë vazhdon atëherë
rrezikojmë shumë.

Ne i kemi respektuar të gjitha masat që janë dhënë nga institucionet.
Kemi bërë dezinfektimin e gjitha hapësirave, kemi vazhduar ta mirëmbajmë barin.

Fushat tona i plotësojnë gjitha kriteret, janë me dritare që hapen dhe ajroset ambienti.

Por kjo pandemi e ka penguar këtë biznes”, ka thënë Murturi duke njoftuar se punëtorët tashmë kanë përfituar nga pako emergjente e ndarë nga qeveria.

“Katër familje mbahemi nga ky biznes dhe për momentin nuk kemi asnjë ndihmesë nga institucionet.

Share.

About Author