Futbollisti i Fc Dritës flet pasi doli pozitiv me Koronavirus

0

Një futbollist i Dritës ka rezultuar pozitiv me koronavirus njofton klubi gjilanas në komunikatën e fundit.

Futbollisti që ka dalë pozitiv me këtë virus është Izeir Emini.

Lajmi për Gazeta OLLE është bërë i ditur nga vetë futbollisti nga Maqedonia e Veriut.

“Testin për Covid-19 e kam bërë dje në Shkup më saktësisht në një spital privat ndërsa sot mora rezultatet dhe fatkeqësisht për mua ishte pozitiv”, tha fillimisht Emini.

“Ajo çfarë më habit më së shumti është sepse unë nuk kam asnjë lloj shenje të këtij virusi, gjithsesi ndjehem shumë mirë madje jam stërvitur shumë pa asnjë lloj problemi të mundshëm”, shtoi ai.

“Aktualisht duhet të qëndroj i vet-izoluar në bazë të rekomandimeve për 14 ditë”, përfundoj Emini.

Ky i fundit gjatë ditës së djeshme ka pasur kontakte me trajnerin e Dritës, Ardian Nuhiu por edhe futbollistët tjerë të Dritës që vijnë nga Maqedonia e Veriut.

Share.

About Author