Haradinaj : Ja kur AAK do të jetë në Kuvend

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje liderëve shtetëror të mos i rrezikojnë Kosovën dhe liberalizimin e vizave duke insistuar ta ratifikojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka përsëritur se kjo marrëveshje cenon territorin e Kosovës, prandaj duhet të korrigjohet sa më shpejt.

Në intervistën dhënë për gazetën “Epoka e re”, Haradinaj ka paralajmëruar se partia e tij do të organizojë protestë në datën kur Kuvendi do të vë në rend dite për ratifikim demarkacionin.

Ai ka bërë me dije se AAK-ja nuk do t’u kthehet punimeve të rregullta të Kuvendit, por do të jetë e pranishme vetëm në seancat solemne dhe në seancën kur do të tentohet të votohet demarkacioni.

Haradinaj ka thënë se qeveria aktuale është fatkeqësi për Kosovën.

“I bëjmë thirrje koalicionit qeverisës të mos e thellojë krizën por të heqë dorë nga dy marrëveshjet e dëmshme, demarkacionin dhe asociacionin. Kufiri me Malin e Zi duhet të jetë në Çakorr dhe Kullë”, ka thënë Haradinaj./DrenicaSot.

Share.

About Author