Humb Kosova, “Dardanët” ndëshkohen nga episode dhe gabimet në formacion të Challandes

0

Kosova është mposhtur nga Greqia midis ‘Fadil Vokrrit’ në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Ligës së Kombeve.

Me një ekip e cila kishte mungesa të mëdha të 11-shes startuese pasi nuk kishte në radhët e veta, Milot Rashicën, Vedat Muriqin, Aro Muricin, Edon Zhegrovan, nuk kishte si të nxirrte rezultat më të mirë,.

Greqia e nisi takimin në mënyrën më të mirë të mundshme duke kaluar në epërsi pas vetëm tre minutave lojë kur Limnios shënoi për epërsinë e parë.

Kosova u mundua të kundërpërgjigjet me anë të Arbër Zenelit i cili humbi një rast që në ditët e tij më të mira nuk do ta humbiste.

Me rezultat minimal u përmbyll pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, kur kishin kaluar vetëm 6-të minuta nga fillimi i saj, Siovas shënoi një gol pas një intervenimi të dobët të mbrojtëse tanë.

Megjithatë, Kosova u kthye në lojë në minutën e 82-të kur Bernard Berisha shënoi një gol në mënyrë akrobatike, por kjo nuk i mjaftoi atyre që të nxirrnin rezultat pozitiv.

Me këtë humbje, Kosova gjendet në pozitën e tretë të grupit, kur kanë kaluar dy xhiro.

Share.

About Author