Jashari: Në këtë natë të madhe, të lutemi për shpirtin e prindërve që s’janë më

0

Sot është Nata e Madhe, ndërsa përmes një postimi të bërë në Facebook, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka uruar besimtarët myslimanë për këtë natë.

Jashari shkruan:

Të dashur vëllezër e motra,

Në këtë natë të madhe të Kadrit lutemi që Allahu i madhërishëm të këtë pranuar agjerimin dhe lutjet tona në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

Lutemi për shpirtin e prindërve e më të dashurve tonë që nuk janë fizikisht me ne, për dëshmorët e martirët tonë që sakrifikuan jetën për lirinë tonë.

Lutemi për mirëqenien e shëndetin e shoqërisë, që sa më parë të kalojmë këtë epidemi e kështu t’i kthehemi normalitetit, punës e angazhimit tonë.

Sonte në këtë natë të madhe falënderoj gjithë donatorët e shumtë që së bashku dje dhe sot ndihmuam me pako ushqimore rreth 4 mijë familje në nevojë.

Përkrahja për familjet në nevojë do të vazhdojë.

Do jemi çdo herë bashkë krah njëri tjetrit!

Iftar të këndshëm, Agjerim të lehtë e të pranuar 

Share.

About Author