Katrina Morina nga Drenasi kandidate për deputete nga radhët e AAK-së

0

E re, dinamike dhe e shkolluar, kjo është Kaltrina Morina e cila zyrtarisht është pjesë e listës për ulëse në kuvend nga AAK-ja.

Morina në profilin e saj në facebook ka njoftuar se me besimin e kreut Ramush Haradinaj dhe strukturave të degës në Drenas ka fituar të drejtën për t’ju drejtuar qytetarëve për votë, transmeton DrenicaSot.

Ky është njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë, të nderuar miq dhe përkrahes,

Kam nderin dhe kenaqësinë të ju njoftoj se kam fituar besimin e Kryetarit të Aleances për Ardhmerinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj si dhe besimin e kryesisë dhe strukturave të degës së AAK-së në Drenas dhe jam nominuar Kandidate për deputete të Kuvendit të Republikes së Kosovës.
Të dashur miq, sinqeriteti dhe angazhimi im gjithmonë kanë qenë virtyte të mia të cilat me kanë ngritur lartë në jetën time, prandaj sot jam e përkushtuar thellësisht në garen për Deputete të Kuvendit të Republikes së Kosovës. Synimi im kryesor është që të jemi zëri përfaqësues i të gjithë qytetarëve pa dallim e veçmas i nënave dhe vajzave tona të cilat gjithmonë kanë nevojë për mbeshtetje dhe përkrahje.

Bashkë do ia dalim, na e priftë e mbara.

Kaltrina Morina

 

Share.

About Author