Kryeministri Hoti: Qeveria e Kosovës do t’u qëndrojë pranë bizneseve të vendit

0

Kryeministri Hoti theksoi se, krahas menaxhimit të pandemisë Covid 19, Qeveria e Kosovës e ka prioritet kryesor pakon e rimëkëmbjes ekonomike të vendit, për realizimin e së cilës AKB-në, odat ekonomike dhe shoqatat e tjera të bizneseve i sheh si partnerë të rëndësishëm.

Kryeministri Hoti theksoi se Qeveria është e vendosur që t’u gjendet pranë bizneseve dhe prodhuesve të vendit, duke u krijuar atyre lehtësi administrative, ulje taksash, subvencione, grante etj., në mënyrë që prodhuesit tanë ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre dhe ta ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryetari AKB-së, Agim Shahini e njoftoi kryeministrin Hoti për vështirësitë e shumta me të cilat po ballafaqohen bizneset në vend gjatë gjithë kohës së pandemisë COVID-19. Së këndejmi, ai kërkoi që Qeveria e Kosovës t’i vazhdojë hapat lehtësues për bizneset private, të cilat, siç pohoi ai, në këtë situatë vërtet kanë probleme serioze, ndaj u nevojitet ndihma dhe kujdesi i shtetit.

Share.

About Author