Kryetari Lladrovci pret në takim KFOR-in Zviceran

0

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim kolonelin Eric Riley, Komandantin e Komandës Rajonale të KFOR-it- Sektori Lindje, kolonelin Robert Eyer, Komandant i Kontingjentit Kombëtar të Zvicrës, dhe togerin Prejean, komandant i Ekipit Monitorues-Ndërlidhës LMT K9 të KFOR-it Zviceran.

Kryetari Lladrovci ka njoftuar me të arriturat dhe sfidat e komunës sonë dhe situatën rreth pandemisë.

Më poshtë postimi i plotë në rrjetin social ‘Facebook”:

Sot, prita në takim kolonelin Eric Riley, Komandant i Komandës Rajonale të KFOR-it- Sektori Lindje, kolonelin Robert Eyer, Komandant i Kontingjentit Kombëtar të Zvicrës, dhe togerin Prejean, komandant i Ekipit Monitorues-Ndërlidhës LMT K9 të KFOR-it Zviceran, me të cilët diskutova për të arriturat dhe sfidat e komunës sonë dhe situatën rreth pandemisë.

Si komuna më e suksesshme në Kosovë, Drenasi ka kapacitete të mëdha për zhvillimin ekonomik, arsimor, kulturor, sportiv dhe fushat tjera, duke përdorur të gjithë mekanizmat demokratik si transparencën, llogaridhënien, barazinë dhe zbatimin e ligjit.

Drenasi dhe Kosova është e bekuar nga miqësia e shteteve dhe popujve miq, duke na qëndruar pranë në sfidat dhe të arriturat e qytetarëve tanë.

Share.

About Author