Kryqi i Kuq në Drenas ndihmon 150 familje me Miell dhe pako ushqimore

0

Dega e Kryqit të Kuq në Drenas, gjatë kësaj kohe ku vendi ynë është i izoluar nga Koronavirusi ka ndihmuar 150 familje në nevojë nga 26 fshatra të ndryshme me miell dhe gjëra ushqimore.

Përzgjedhja e këtyre familjeve përfituese të ndihmave është bërë në bashkëpunim me Komunen dhe me Administratorët e Fshatrave.

Kryqi i Kuq u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit tonë që të qendrojnë në shtëpi në mënyrë që ta parandalojmë përhapjen e  virusit COVID19.

Donatorë të këtyre ndihmave janë Viva Fresh Store dhe Buqaj, por ka edhe punëtor vullnetarë që e ndohmojnë stafin e Kryqit të Kuq./DRENICASOT

 

Share.

About Author